2006-07-27 19:37:08

Në fillim të programit të 27 korrikut ja argumentet kryesore: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Vigjilja e mbarimit të pushimeve të Benediktit XVI i cili nesër pasdite do të lërë Valle D’Aostën për t’u kthyer në rezidencën verore të Castel Gandolfos. Intervistë me Salvatore Mazza-n.


Marrëveshje historike mbi Doktrinën e Shfajsimit, nënshkruar në Seul nga katolikët, luteranët dhe metodistët. Kardinali Valter Kasper e konsideron si sukses në rrugën ekumenike.


Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Angelo Sodano, shpreh zhgënjimin e Selisë së Shenjtë për mosarritjen e armëpushimit në konferencën e Romës.
 
“Ekziston plotësisht mundësia për ndalimin e menjëhershëm të konfliktit (në Liban), prandaj duhet shikuar edhe si detyrë.” Kështu shprehet në mikrofonin e radios sonë kryeipeshkëvi Gjovani Lajolo, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet.


Në Konferencën e djeshme të Romës u vendos dërgimi i një force ndërkombëtare në Liban, por nuk u arrit një marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm.


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu pohoi se gjatë drekës në Vjenë ka takuar presidentin serb Tadiq, të cilit i ka përsëritur kërkesën për pavarësi të plotë të Kosovës.


Duke shfletuar kalendarin kishtar përkujtojmë Shën Pantaleonin, martir, ndërsa atë historik, përkujtojmë historianin Atë Jak Marlekaj o.f.m. në trivjetorin e vdekjes.


Një përshëndetje të përzemërt të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe. Në mikrofon....







All the contents on this site are copyrighted ©.