2006-07-26 19:39:40

Paqe në Liban e siguri në Izrael: këte kanë kërkuar pjesëmarrësit e Konferencës së Romës për Libanin mbajtur sot.


(26.7.06.RV)Po në Vendin e cedrave regjistrohen viktima të reja në ndeshjet me armë ndërjet ushtrisë izraelite e luftëtarëve Hezbollahë.
Diplomacia synon në arritjen e armëpushimit. Sekretarja e Shtetit të SHBA-së vën kushte për armëpsuhim të qendrueshëm e afatgjatë. Në Konferencë mungoi Izraeli që shpresonte në dënimin e luftëtarëve islamikë. Gjatë konferencës, organizuar nga Ministria e jashtme italiane ranë në sy qëndrimet e ndryshme ndërmjet SHBA-ës nga një anë, dhe Bashkimit Evropian dhe vendeve arabe nga ana tjetër. Sekretarja e shtetit amerikan Condoleezza Rice, kërkoi t’i jepet fund dhunës dhe uroi arritjen e një paqe “të gjatë dhe të pranueshme”, kurse sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan tha se është e nevojshme që Siria dhe Irani të jenë të pranishme në konferencën e ardhshme. Ndërsa kryeministri libanez Saniora kërkoi që Izraeli të dëmshpërblejë Libanin për dëmet e deritanishme. Në fund në deklaratën e përbashkët italo-amerikane u theksua nevoja urgjente e autorizimit të një force ndërkombëtare për të ndihmuar popullin libanez. Ndërkohë nga Territoret dhe Libani vijnë përsëri lajme shqetësuese. Në Gazë pati 14 viktima nga sulmet e aviacionit izraelit, ndërsa në Liban disa ushtarë të Tel-Avivit u vranë në luftime me hezbollahët.


“Paqja ndërtohet mbi shtyllat që Papa Gjoni XXIII pat treguar në enciklikën e tij “Pacem in Terris”: nuk mund të ketë paqe nëse nuk ka drejtësi, nëse nuk ka liri, nëse nuk ka një të vërtetë. [...] Duhet të kemi guxim e të ndërtojmë ndërmjetësimin dhe pajtimin.” Ky ishte reflektimi i Imzot Giuseppe Chiaretti-t, ipeshkëvt italian të Peruxhës në përfundim të takimit ndërfetar promovuar nga dioçezi peruzin dhe bashkësia myslimane lokale që u mbajt sot në Peruxhë.







All the contents on this site are copyrighted ©.