2006-07-26 19:45:14

Lajme shoqerore politike te 26 korrikut


(26.7.06.RV)“Nëse dënohem me vdekje, dua të vdes si ushtarak, pra me pushkatim dhe jo me varje.” – deklaroi ish-diktatori irakian Sadam Hysein në seancën e sotme gjyqësore. Seanca e së hënës ishte shtyrë për sot pasi Sadami ishte futur në grevë urie pas vrasjes së tre avoketërve mbrojtës së tij nga terroristët.


“Misioni i NATO-s në Afganistan nuk mund të dështojë”. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp në Kabul i dërguari special i Bashkimit Evropian Francesc Vendrell, i cili lajmëroi edhe dërgimin e disa trupave shtesë në këtë vend.


“Ushtarët etiopë të dislokuar në Somali janë më pak sesa thuhet.” – ishte deklarata e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara në këtë pjesë të Afrikës François Fall, i cili përgënjeshtroi kësisoj lajmet që flasin për 4-5 ushtarë etiopë në këtë vend. Ndërkaq Oborret Islamike njoftuan se nuk pranojnë të marrin pjesë në konferencën e Kartumit nëse trupat etiope nuk tërhiqen më parë nga Somalia








All the contents on this site are copyrighted ©.