2006-07-24 20:31:18

Në fillim të programit të 24 korrikut ja argumentet kryesore: “Të ndalet zjarri menjëherë.” Kjo është thirrja që Papa i drejtoi palëve në konfliktin e Lindjes së Mesme.


Thirrjes së Papës Bendikti XVI për të kërkuar paqen përmes lutjes i janë bashkuar të gjithë krishterët në mbarë botën. Mons. Lucian Avgustini na flet për lutjen e besimtarëve katolikë shqiptarë për këtë dhuratë të domosdoshme.


“Libani duhet të mbetet një hapësirë paqësore bashkëjetese ndërmjet feve të ndryshme”: kështu u shpreh patriku i kristiano-maronitëve, Nasrallah Sfeir, në Ditën e Lutjes e të pendesës për paqe në Lindjen e Mesme.


Sonte në Vjenë u mbyll takimi i nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për statusin e ardhshëm të Kosovës. Rezultati konkret është fryma e dialogut por pa ndonjë kthesë vendimtare në qëndrimet e palëve.


Mbi të ardhmen e Kosovës dhe takimin e Vjenës në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Dom Lush Gjergji, vikar i përgjithshëm i Kishës Katolike të Kosovës.


Në Lindje të Mesme vijon konflikti ndërmjet Izraelit dhe hezbollahëve, ndërsa sekretarja e shtetit amerikan Condoleeza Rice bëri thirrje për armëpushim gjatë vizitës të saj të sotme në Liban, ku u takua me kryeministrin Saniora. Qeveria e Tel-Avivit pranon forcat shumëkombëshe në kufirin libanez.


Duke shfletuar kalendarin kishtar, sot Kisha Katolike përkujtoi Shën Kristinën.







All the contents on this site are copyrighted ©.