2006-07-23 19:37:39

Takim i rëndësishëm i nivelit të lartë për Statusin e Kosovës, nesër në Vjenë.


(23.7.06.RV)Për herë të parë që nga vitit 1999 do të zhvillohet takimi i parë zyrtarë në nivele më të larta mes Prishtinës e Beogradit. Pala e Kosovës kryesohet nga Presidenti F. Sejdiu dhe kryeministri A. Ceku, ndërsa pala e Serbisë nga Presidenti B. Tadic dhe kryeministri V. Koshtunica. Liderët e Prishtinës e të Beogradit do të shtrojnë drejtëpërsëdrejti qendrimet e tyre lidhur me të ardhmen e Kosovës e kështu do të ballafaqohen sy me sy me mendimet e anasjellta para Bashkësisë ndërkombëtare e nën mbikëqyrjen e kryenegociatorit të këtyre bisedimeve Marti Ahtisari, i cili takimin e Vjenës e konsideron si rast tepër të rëndësishëm për zgjidhjen e të ardhmes së Kosovës.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.