2006-07-23 17:40:49

Ja argumentet kryesore të programit të 23 korrikut: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë.


RealAudioMP3 (23.7.2006 RV)Në plan të parë: Në ditën e sotme të uratës dhe të pendesës, zëri i besimtarëve të mbarë botës u bashkua me zërin e Benediktit XVI në lutjen e Engjëllit të Tënzot për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Domethënia e lutjes në reflektimin e rojtarit të Bazilikës së Shën Françeskut në Asizi, atë Vinçenco Koli.

Ndërkaq në terren vijojnë ndeshjet me armë. Izraeli ka goditur përsëri Beirutin e Sidonin, duke shkaktuar 350 të vdekur, ndërmjet të cilëve, shumë civilë. Shtegtarët ikin nga Nazareti; qyteti shenjt jeton në një atmosferë frike, ndërsa Hezbollahët kanë sulmuar Haifën. Makina e ndihmave humanitare bën një hap para, por ndërsa Izraeli ka ripohuar hapjen e një rruge ajrore e detare të mbrojtur për kalimin e ndihmave, Kombet e Bashkuara akuzojnë shtetin hebraik për shkelje të ligjit humanitar dhe për sulme të përsëritura në të gjithë zonën.

Drejtuesit e zonës veriore të Kosovës, ku ka popullsi serbe, kërkojnë mundësinë e shkëputjes, në se pjesa tjetër e krahinës, me shumicë shqiptare, do të fitojë pavarësinë nga Beogradi. Nesër në Vienë pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës e Beogradit për statusin e Kosovës.

Rubrika “Shenjtorët e javës”.

Rubrika muzikore kushtuar “Këngës tradicionale qytetare dhe interpretuesve të saj” sot këngës së njohur ‘Si dukat i vogël je’.E lajme të tjera nga veprimtaria javore e Papës dhe e Selisë së Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.