2006-07-23 17:51:13

Domethënia e lutjes për paqe në reflektimin e rojtarit të Bazilikës së Shën Françeskut në Asizi, atë Vinçenco Koli OFM.


(23.7.06 RV) Në lutje fuqia e paqes. Po si u jetua konkretisht dita e sotme lutjes dhe e pendesës, që Papa Benedikti XVI ia kushtoi paqes në Lindjen e Mesme? Na e shpjegon, në mikrofonin e Radio Vatikanit, atë Vinçenco Koli, rojtar i Bazilikës së Shën Françeskut të Asizit:
Përgjigje: - Kjo lutje u shoqërua me agjërim, sepse Ungjilli thotë: “Disa lloj djajsh nuk munden ndryshe, përveçse me lutje e ngjinesë”. Si përmes lutjes, ashtu edhe përmes agjërimit, njeriu duhet të kuptojë se nuk mjafton etja vetëm për gjërat që të bëjnë të lum në kuptimin njerëzor të fjalës. Njeriu duhet të ketë etje kryesisht për vlerat reale, që i japin kuptim të plotë jetës së tij.
Pyetje: - Përballë pyetjeve të shumta që i lindin njeriut nga një situatë si kjo e Lindjes së Mesme, ç’përgjigje mund të japë lutja?
Përgjigje: - Lutja na vë para Zotit ashtu si jemi, me thellësinë e shpirtit tonë: si krijesa me kufizime, madje edhe me mëkate. Por kjo është një nxitje e shkëlqyer për t’u impenjuar të gjithë, pa marrë parasysh kufizimet e fajet tona. Njeriu mund të rrëzohet, por edhe të çohet përsëri në këmbë, sepse për besimtarin fjala e fundit, ashtu si edhe e para, është e Shpirti Shenjt. Fakti, pastaj, që dialogojmë me Zotin, besoj se na kujton se njeriu duhet të gjunjëzohet para Zotit me mish e me eshtra, me probleme e shqetësime, për të kuptuar kështu se rrënjët e drejtësisë duhet t’i gjejë në shpirtin e vet e se janë këto rrënjë që na shtyjnë të mos mendojmë vetëm për vete, por edhe për ata që kemi për rreth në jetën tonë të përditshme, edhe për popujt që vuajnë nga uria, nga sëmundjet ose nga vuajtje të tjera, siç janë ato që po provojnë popujt për të cilët sot jemi gjunjëzuar të gjithë së bashku para Zotit për t’i lypur hirin e paqes.

  







All the contents on this site are copyrighted ©.