2006-07-21 18:18:52

Të krishterët lutën “për dhuratën e çmueshme të paqes” në Lindje të Mesme. Me kërkesën e Papës sot migjëra zëra në të gjitha Kishate e pesë kontinenteve i drejtohen Zotit për një qëllim të vetëm:PAQEN.
 


(23.7.06 RV) Luftimet mes hezbollahëve e Izraelit vijojnë. Izraeli bombardon përsëri Libanin jugor e Bejrutin. U goditën disa zona të hezbollahëve në Liban e ga ana tjetër, edhe pse me një intensitet më të vogël, hezbollahët hodhën përsëri katjushka mbi qytete të Izraelit. Bashkësia ndërkombëtare bën përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga konflikti.


Ndërkaq ka gjasa që trupat izraelite në front të përforcohen me rezervistë të rinj që po grumbullohen përgjatë kufirit me Libanin e që së shpejti do të kapërcejnë kufirin libanez. Burimet zyrtare njoftuan se deri tani vetëm 1000 ushtarë izraelitë kanë kaluar kufirin me Libanin në ndjekje të hezbollahëve. Gjithashtu aviacioni i Tel-Avivit po shpërndan komunikata nga ajri që u kërkojnë libanezëve të jugut të shpërngulen drejt veriut të Libanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.