2006-07-21 19:07:01

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 16-të gjatë vitit kishtar.
( Jer 23,1-6; Ps 23 (22); Ef 2,13-18; Mk 6,30-34)


RealAudioMP3 (22.07.06. RV)Dëgjues të nderuar ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 16-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik.
Krishti, përmes Kishës, u jep njerëzve siguri, orijentim e ushqim. Leximet liturgjike këtë të diele flasin për veprën e Jezusin e për realitetin e Kishës. Porsi bariu që e mbledhë grigjën e vet, Jezusi i bashkon njerëzit, e këta njerëz të mbledhur nga ai përbëjnë Kishën. (Ungjilli Mk 6,30-34))
Grigja e cila ruhet nga barinjtë e përgjegjësit, gëzon sigurinë e mbrojtjen, kushte këto të një jete paqësore, të frytshme e të harmonishme (Leximi i parë Jer 23,1-6) . Këto, pra janë rezultatet e një përgjegjësie mirë të ushtruar e të zbatuar. Nga kjo buron qetësia, rehatia. Grigja nuk është e disorijentuar, madje ecën duke ndjekur orijentimin e mirë; e di ku të shkojë si në dimër ashtu në verë. Udhëheqja e ndërgjegjshëme dhe vigjilente e bariut e ruan grigjen prej çorijentimit, shpartallimit, bjerrjeve e çrregullimeve që mund t’i duken e të jenë shkatërrimtare e të çojnë në vdekje. Po shtojmë se një udhëheqje e tillë përkujdeset që grigja të gjejë përherë ushqim të mirë e të jetë mirë e mbajtur.
Metaforat që na i propozojnë leximet biblike të Meshës së kësaj së diele, me siguri nuk janë moderne. Njeriu i sotëm që është kaq i mësuar të flas në terma të lirisë dhe ka kultin në idealin e autonomisë, i gjenë si të çuditshme këto metafora, largë nga bota e tij. Po lypet të kuptohet domethënia e thellë dhe porosia qenësore që dalin prej metaforave biblike; atëherë shohim se si ato janë të vlefshme per edhe për ne.
Ne kemi nevojë për siguri, orijentim, ushqim, paqe. Zoti na i falë këto kushte të nevojshme, madje të domsodoshme me një jetë të denjë e të lumtur.
Kjo udhëheqje, këto udhëzime të Jezusit na transmetohet konkretisht përmes Kishës. Në gjirin e Kishës secili merrë dhuratën e orijentimit, të paqes, të ushqimit tonë të nevojshëm. E me siguri nuk janë dhurata që ipeshkëvijtë e meshtarët na japin. Jo, të gjithë ne jemi në gjendje e kemi mundësi t’ua dhurojmë tjerëve e t’i ndajmë bashkë me të tjerët si vllezër e motra.
Tani ti dëgjojmë ( Lexojmë) leximet biblike të kësaj së diele e pastaj ta dëgjojmë homelinë nga prifti shqiptar nga Kosova, dom Aleksandër Kola







All the contents on this site are copyrighted ©.