2006-07-20 18:00:36

Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit na flet për gurin e parë të konktadrales së re, vendosur mbi themele shumë të lashta.


(20.7.2006 RV) RealAudioMP3 Të dielën, më 16 korrik, Kryeipeshkvi i Tivarit, Imzot Zef Gashi, bekoi gurin e parë të katedrales së re, gjatë një kremtimi të kryesuar nga kryeipeshkvi i nderit i Vashingtonit, Kardinali Theodor McKerrik.
Ngjarje e madhe për argjipeshkvinë mijëvjeçare, por edhe për gjithë katolikët e trevave shqiptare, ëndërr e realizuar e tre ipeshkvijve. Një konkatedrale që nis të lartohet në botën e shekullarizuar, në një vend udhëkryq kulturash e feshë, kthehet në simbol të ripohimit të rrënjëve të krishtera - nga të cilat të gjithë mund të thithin energji të reja për të mirën e mbarë shoqërisë. Një qëndër e tillë e krishterë krijon mundësitë edhe për vijimin e dialogut ndërfetar me besimtarët myslimanë e, sidomos, për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vëllazërore me besimtarët e krishterë ortodoksë, për të punuar së bashku në kantierët e shumtë të ungjillëzimit. Është një portë e re që hapet për krijimin e një humanizmi të ri, duke i aktualizuar rrënjët e krishtera. Prej këndej buron edhe optimizmi për të ardhmen i kryeipeshkvit të Tivarit, Imzot Zef Gashit që flet për kryedioqezin, historinë e perspektivën e tij në mikrofonin e Katerina Nushit:







All the contents on this site are copyrighted ©.