2006-07-20 18:00:24

Duke shfletuar kalendarin, Kisha katolike përkujtoi Shën Elinë Profet.


(20.7.2006 RV)Elia, që do të thotë “Zoti im është Jahve”, lindi aty nga fundi i shekullit X para Krishtit dhe e zhvilloi pjesën kryesore të misionit të tij nën mbretërinë e Akabit (873-854), njeri i ligësht, që kishte imponuar kultin e Baalit. Elia u paraqit para mbretit dhe i kumtoi se vendi do të ndeshkohej me tri vjet thatësirë. Si ra kjo shuplakë mbi Palestinën, u kthye rishtas tek mbreti për ta bindur se Baali ishte idhull e jo Zot. Për këtë sfidoi 400 profetë të idhullit mbi Malin e Karmelit. Kur mbi elterin e Elisë u ndez mrekullisht flaka e më pas nisi menjëherë shiu duke i dhënë fund thatësirës, populli i mbyti priftërinjtë idhujtarë. Por Elisë iu desh të ikte rishtas për shkak se Akabi ishte bërë vegël në duart e së shoqes, Jezabelës, me origjinë fenike. Ajo e kishte shtyrë të përkrahte më parë e pastaj edhe të impononte kultin e Baalit. Elia nuk vdiq: u rrëmbye nga një karrocë prej flakësh, prandaj hebrenjtë prisnin kthimin e tij për kohët mesianike. Rrëmbimi i tij dëshmoi se fitorja e së mirës mbi të keqen arrihet me durim e se vetëm Zoti është sundimtari i kohës.
Qe thënë për Shën Gjon Pagëzuesin e për vetë Krishtin se ishin Elia i ringjallur.







All the contents on this site are copyrighted ©.