2006-07-15 13:29:01

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 15-të “B”


(15.7.2006 RV)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar, ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj here do të dëgjojmë edhe meditojmë se bashku Liturgjinë e Fjalës Hyjnore të dielës së 15-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë sipas kalendarit liturgjik.
Në këtë të dielë Fjala e Zotit na propozon temën e madhe të “zgjedhjes”, “përcaktimit” apo të “thirrjes”, duke na ftuar të ndalemi tek domethënia e vlera e “misionit” të profetit, të apostullit, të meshtarit, ipeshkëvit e të çdo besimtari.
Zoti e dërgon Amosin (leximi i parë Am 7, 12-5); Jezusi i nis të Dymbëdhjetët (Ungjilli Mk 6, 7-13); Zoti i thërret njerëzit të jenë bijtë e Tij (leximi i dytë Ef 1,3-14). Kështu, edhe sot, si përherë, Zoti na flet e shprehet përmes fjalëve njerëzore të apostujve të vet. Na fton edhe ne të mësojmë të jemi zëri i Tij për njerëzit e kohës sonë.
Megjithëse banorët e vendlindjes së Jezusit nuk e pranuan me fe, Jezusi nuk humb kohë në ankime e fajësime të kota; ai personalisht shkon në qytete e vende të tjera dhe dërgon edhe nxënësit për të shpallur fjalën e shpëtimit, duke u vënë në dukje që forca e fjalës të mos mbështetet në dinakërinë njerëzore por te varfëria e njeriut që plotësisht i dhurohet Atij.
Zoti nuk i krijon njerëzit rastësisht, as nuk i thërret pa asnjë qëllim. Çdo njeri ka një mision e një detyrë të përcaktuar mirë: të jetë bashkëpunëtor i Zotit për shndërrimin e përmirësimin e botës. Këtë na e tregojnë më së miri shembujt nga leximet biblike që do të dëgjojmë tani....







All the contents on this site are copyrighted ©.