2006-07-14 19:10:08

Të dielën, më 16 korrik, do të vendoset guri i parë i katedrales së re të Tivarit


(14.7.2006 RV) RealAudioMP3 Të dielën, më 16 korrik, kryeipeshkvi i Tivarit, Imzot Zef Gashi do të bekojë gurin e parë të katedrales së re, gjatë një kremtimi të kryesuar nga kryeipeshkvi i nderit i Vashingtonit, Kardinali Theodor McKerrik. Katedralja do t’i kushtohet Shën Pjetrit Apostull.
Ngjarje e madhe për një argjipeshkví njëmijëvjeçare, që është rrahur fuqimisht nga dallgët e stuhitë e historisë e që mund të quhet me plot gojën, martire. Pikërisht mbi gjakun e martirëve të saj, derdhur në shekuj, do të vendoset edhe guri i parë, guri i themelit, i katedrales së re. Për hollësitë, të ndjekim shërbimin e motër Ollga Dulajt nga Tivari:







All the contents on this site are copyrighted ©.