2006-07-14 19:10:18

Pushimet verore për fëmijët në strukturat e Kishës në Durrës


(14.7.2006 RV) RealAudioMP3 Në Shëna Vlash, Gramzë, Rrushkull, Ishëm e vende të tjera të mrekullueshme, në bregdet apo në mes të pyllit, dioqeza e Durrësit ka ngritur qëndrat e saj për të pritur gjatë pushimeve verore ata fëmijë, që nuk kanë mundësi të çlodhen së bashku me familjet e tyre. Atje gjejnë plazhin e pyllin, ajrin e ujin e freskët, miqësinë me natyrën e me fëmijë të tjerë, veprimtari sportive e kulturore: gjithçka duhet për një prehje të paharrueshme. Natyrisht, falë kujdesit të meshtarëve e motrave, që nisin të mendojnë për verën shumë kohë para se të tingëllojë zilja e fundit e vitit shkollor. Por, për hollësitë e një veprimtarie të tillë, e cila u intereson aq shumë sa fëmijëve, aq edhe prindërve, të ndjekim shërbimin e Matish Gjelucit.







All the contents on this site are copyrighted ©.