Ja argumentet kryesore të programit të 14 korrikut: këtu mund të ndiqni emisionin
e plotë:
(14.7.2006 RV) Dialogu ndërmjet palëve
është e vetmja rrugë e denjë për përfundimin e krizës në Lindjen e Mesme: kështu u
shpreh sot kardinali Angjelo Sodano para mikrofonit të Radio Vatikanit. Selia e Shenjtë
dënon sulmin kundër Libanit Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan,
vendosi të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë në Lindjen e Mesme. Vdiq
kardinali Anhel Sukia Goikoiçea, kryeipeshkëv nderi i Madridit. Filloi mbrëmë në
Manaus të Brazilit, Simpoziumi Fe, Shkencë, Ambient për shpëtimin e Amazonës. Të
dielën, më 16 korrik, do të vendoset guri i parë i katedrales së re të Tivarit. Pushimet
verore për fëmijët në strukturat e Kishës në Durrës. Pas kthimit nga SHBA-ës Presidenti
i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë janë
të bindur për pavarësinë e Kosovës.Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Kamilin de Lelis.