2006-07-14 19:09:43

Duke shfletuar kalendarin e 14 korrikut, Kisha katolike kremtoi festën e Shën Kamilit de Lelis


(14.7.2006 RV)Shën Kamili de Lelis është figura qëndrore që na paraqet sot si shembull shenjtërie Kisha katolike.
Jetoi me moton: “T’u shërbesh të varfërve, do të thotë t’i shërbesh vetë Krishtit”. Kamili gjeti kështu idealin, për të cilin ia vlen të shkrish të gjitha energjitë e jetës. Me disa miq, themeloi Shoqërinë e Shërbëtorëve të të Sëmurëve. Duke ndjekur këshillin e rrëfyesit të vet, Shën Filip Nerit, në moshën 32 vjeçare rifilloi studimet dhe kërkoi të shugurohet meshtar. Por Filipi mendonte se pendestari i tij nuk i kishte cilësitë e duhura për të udhëhequr shërbimin ndaj të sëmurëve. Edhe spitalit të Shën Jakut iu duk e panevojshme prania e këtyre shërbyesve. Por Kamili nuk hoqi dorë dhe më në fund, në vitin 1591, Papa e njohu zyrtarisht Kongregatën. Kamili vdiq në Romë më 14 korrik 1614. Vepra e tij u përhap me shpejtësi në mbarë botën, duke çuar kudo dashurinë e Krishtit, i cili është gjithnjë i pranishëm tek njeriu i sëmurë. Vërtetohet kështu lutja që ai pëlqente më shumë, që e përsëriste më shpesh: “Do të desha një zemër të madhe sa vetë bota!”. Një zemër që i zë të gjithë njerëzit.







All the contents on this site are copyrighted ©.