2006-07-13 19:28:24

Papa falënderon kryeipeshkvin e Valencies për përfundimin me sukses të Takimit Botëror të Familjeve.


(13.7.2006 RV)“Një përvojë e gëzueshme kishtare e shpirtërore”- kështu Benedikti XVI ripohon rëndësinë e Takimit Botëror të Famijeve në Valencia, në një mesazh falënderimi drejtuar kryeipeshkvit të qytetit spanjoll, Augustin-Gasco Viçente.
Papa e falënderon kryeipeshkvin Viçente për suksesin e takimit të madh të familjeve dhe të shtegtimit të tij apostolik në tokën spanjolle. Ati i Shenjtë e quan këtë ngjarje, që u organizua javën e kaluar, një përvojë të gëzueshme kishtare e shpirtërore. E prej këndej, uron që ky takim të prodhojë fryte të begata në shpirtin e pjesëmarrësve si dhe në gjirin e familjeve të mbarë botës.
Papa falënderon kryeipeshkvin e Valencies si dhe ipeshkvijtë e tij ndihmës, posaçërisht për mikpritjen dhe kujdesin me të cilin e rrethuan çdo çast gjatë qëndrimit të Tij në tokën spanjolle. Ati i Shenjtë rikujton edhe historinë shumë të pasur me vlera të krishtera të Valencies dhe u jep gjithë besimtarëve të kryedioqezës valenciane bekimin e tij apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.