2006-07-12 19:43:55

Ja argumentet kryesore të programit të 12 korrikut: Papa dënon atentatet e Bombejt.


RealAudioMP3 (12.7.06 RV) Ati i Shenjtë Benedikti XVI në telegramin e ngushllimit drejtuar autoriteteve kishtare e civile në Indi, shpreh dhimbjen për viktimat dhe të plagosurit e atentateve të djeshme në trenat e Bombejt, atentate që i quan “akte të çmendura kundër njerëzimit.”


Ipeshkvijtë indianë dënojnë aktet terroriste në Bombej, në të cilat humbën jetën 190 civilë dhe u plagosën rreth 600 të tjerë.


“Qenia njerëzore – zemra e paqës.” Ky është titulli i mesazhit të Papës Racinger për Ditën e 40-të Botërore të Paqes që do të kremtohet me 1 janar 2007.


Sot paradite në Sallën e Shtypit të Vatikanit u paraqit bilanci përfundimtar i vitit 2005. Llogaritë aktive janë 9,7 milionë euro.


Pas mikpritjes së ngrohtë të djeshme nga banorët e Lë Kombit, Ati i Shenjtë Benedikti XVI kaloi sot ditën e parë të pushimeve e të studimeve në Val d’Aosta.


Hezbollahët libanezë sulmuan sot befasisht Izraelin duke vrarë shtatë ushtarë dhe marrë rob dy të tjerë. Si kundërpërgjigje Tel-Avivi po sulmon veriun e Libanit.


Sot, 12 korrik, përkujtojmë ditëlindjen e Atë Shtjefën Gjeçovit o.f.m. dhe vdekjen e Atë Leonardo de Martinos o.f.m.







All the contents on this site are copyrighted ©.