2006-07-11 19:36:27

Shkodra e Shqipëria ndahen nga kryetari i parlamentit të parë të Shqipërisë demokratike Pjetër Arbnori.


(10.7.06 RV)Shkodra dhe Shqipëria i dhanë lamtumirën e fundit kryetarit të parlamentit të parë të Shqipërisë demokratike Pjetër Arbnorit. Në ceremoninë fetare të meshës së dritës në Katedralen e Shkodrës të kryesuar nga kryeipeshkëvi metropolit Imzot Angjelo Masafra dhe në ritin e salikimeve në varrezat e Rrmajit, morën pjesë autoritete të larta shtetërore, civile nga Shqipëria dhe Kosova si edhe një numër jashtëzakonisht i madh qytetarësh.
Me vdekjen e Pjetër Arbnorit politika dhe shoqëria shqiptare humbën një kultivues të vlerave njerëzore dhe demokratike. Endrra e tij ishte një Shqipëri e lirë e zhvilluar dhe demokratike. Por më hollësisht mbi lamtumirën që Shkodra i dha bashkëqytetarit të vet të nderuar të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës...RealAudioMP3

Në pikëllimin e Shkodrës dhe të Shqipërisë mori pjesë edhe Kosova. Nga Prishtina na informon Rabije Ibraj...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.