2006-07-11 18:54:33

Në fillim të programit të 10 korrikut ja argumentet kryesore:


(10.7.2006 RV) RealAudioMP3 Papa Benedikti XVI i ftoi familjet nga Valencia në takimin e tyre të ardhshëm botëror në Qytetin e Meksikos, duke u transmetuar një mesazh shprese, paqeje e gëzimi, e duke i drejtuar të gjithëve, duke përfshirë edhe qeveritarë e ligjvënës, fjalë të qarta e të prera që të kuptojnë se “Familja është një e mirë e madhe për mbarë njerëzimin”.


Shkodra dhe Shqipëria i dhanë lamtumirën e fundit kryetarit të parlamentit të parë të Shqipërisë demokratike Pjetër Arbnorit. Ceremoninë fetare të Meshës së dritës në Katedralen e Shkodrës e kryesoi kryeipeshkëvi metropolit Imzot Angjelo Masafra, ndërsa riti i salikimeve u bë në varrezat e Shkodrës të Rrmajit.


Kombëtarja Italiane e fitoi kupën e katërt të kampionatit botëror të futbollit, duke mundur Francën me penallti. Për suksesin e futbollistëve të kaltër e një bilanç të Kampionatit Botëror të Gjermanisë, të ndjekim komentin e imzot Aldo Gjordanos


Në Irak vijojnë hakmarrjet ndërmjet myslimanëve sunitë dhe shiitë. Një ditë pas masakrës së 42 sunitëve, sunitët morën hak duke vrarë me atentat 14 shiitë dhe plagosur 60 të tjerë.

Fatëkeqësi ajrore në qiellin e Pakistanit ku vdiqen 45 udhëtarë të avioni që ra në zonën lindore të Vendit.








All the contents on this site are copyrighted ©.