2006-07-09 17:40:47

Ja argumentet kryesore të programit të 9 korrikut: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 (9.7.06 RV)Valencia priti me entuziazëm Benediktin XVI, shtegtar për mbylljen e Takimit V Botëror të Familjeve.
Prekëse lutja e djeshme e Papës për viktimat e aksidentit në metro dhe impenjative detyra e sotme për t’ia shpallur e për t’ia kumtuar botës me ndjenja të larta përgjegjësie e me gëzim, familjen e themeluar mbi martesën.
“Familja duhet ndihmuar”: është e nevojshme për të mirën e mbarë njerëzimit. Kjo është thirrja e Benediktit XVI nga Valencia e Spanjës, ku sot kremtoi Meshën përfundimtare të Takimit V Botëror të Familjeve. Takimi i ardhshëm – pas tri vjetësh, në Qytetin e Meksikos.
Papa u kthye në Vatikan, për t’u nisur pas 48 orësh në Valle d’Aosta për pushimet verore; ndërpriten të gjitha audiencat.
Kryeipeshkvia e Tiranë-Durrësit ka ipeshkvin e ri ndihmës, Atë Gjergj Frendon. Në mikrofonin tonë, kryeipeshkvi i dioqezës, Imzot Rrok Mirdita. Dhe Rubrika “Shenjtorët e javës” së ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.