2006-07-07 16:52:34

Të sigurohet punë dinjitoze për të gjithë: është kërkesa e kryeipeshkvit Tomazi në Këshillin Ekonomik të OKB-së.


(7.6.2006 RV)Bashkësia ndërkombëtare të fuqizojë impenjimin për t’u siguruar punë dinjitoze të gjithëve. Kështu u shpreh kryeipeshkvi Silvano Maria Tomazi në Këshillin Ekonomik e Shoqëror të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së OKB-së në Gjenevë, uroi gjithashtu që të përfundojnë me sukses bisedimet e Dohës mbi tregtinë botërore
Bashkësia ndërkombëtare – theksoi prelati – duhet ta riorganizojë impenjimin e saj për zhdukjen e varfërisë globale, e cila përfaqëson ende sot një shkandull e njëkohësiht edhe një kërcënim serioz për paqen e sigurinë në botë. Në vijim imzot Tomazi vërejti se njëkohësisht me shtimin e pasurive në nivel botëror, thellohet edhe hendeku ndërmjet të pasurve e të varfërve. E për të vlerësuar efektet e globalizimit - pohoi vëzhguesi i Vatikanit - është tepër i nevojshëm bashkëpunimi ndërmjet aktorëve ndërkombëtarë në favor të zhvillimit. Posaçërisht ndjehet nevoja për një koordinim më të mirë të politikave të investimit financiar, të reformave agrare e të hyrjes ndër tregje. Pasojë e kësaj startegjie – theksoi prelati - do të ishte zhdukja progresive e borxhit të jashtëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.