2006-07-07 17:54:33

Përkujtojmë Dom Lazër Shantojen në 115 vjetorin e ditëlindjes


(7.7.2006 RV) 115 vjet më parë, më 7 korrik 1891 lindi në Shkodër Lazër Shantoja, meshtar katolik, i pushkatuar nga komunistët më 5 mars 1945, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, në listë për t’u lartuar në nderimet e elterit si martir i Kishës katolike universale, i denjë prej kohe për të hyrë në Panteonin e letrave shqiptare.
Në këtë përvjetor të ditëlindjes, po e kujtojmë me një buzagaz që buron prej njerit nga shkrimet tij satirike e që flet vetë për aktualitetin e veprës së Dom Lazër Shantojës:
Ora nder Valle
Prej Fjalorit
Evolucjon – Âsht zhvillimi i nji sêndi, i nji organizmit o i nji shoqënís prej nji trajtës mâ të fjeshtë e primitive, në nji tjeter mâ t’ unjishme e të plotësueme. Me fjalë të kjarta e mâ shqype nji njeriut në evolucjon kishin me i thanë: âsht porsi hana e Bajramit, qi ndrron demek pà prâ…
Kena shumë evolucjone. Per tregim po bìm evolucjonin fjeshtë politik e atè modist politik.
Evolucjoni fjeshtë politik âsht ky:
Rrnoftë Turkija!
Rrnoftë Mali i Zí!
Rrnoftë Internacjonali!
Rrnoftë Princ Wiedi!
Rrnoftë Krajl Nikolla!
Rrnoftë Austrija!
Rrnoftë Jugoslavija!
Rrnoftë Shqypënija!
Evolucjon modist-politik:
Brandavekë me xhamadan e qylah.
Çakçirë me xhamadan e qylah.
A la franca me fes Shqypënijet…
V.O. Nder né pak kush e ka bâ politiken petk; perkundrazi shumë kush e ka bâ petkun politikë…
Ekspoze: Kuer interpelohet nji Minister prej anës së Parlamentit e nuk din mâ kah’ me ja mbajtë, Ministri thotë: “Kam me ju dhanë të gjegjun të hanen…” e të hanen deklamon nji ligjeratë të gjatë e të merzitshme qi vên në gjumë Parlamentin. Ministri kësodore ka bâ nji ekspose!...
Y., Ora e Maleve, Shkoder, e shtunde, 11 Gusht 1923, nr. 18







All the contents on this site are copyrighted ©.