2006-07-06 19:33:09

Ja argumentet kryesore të programit të 6 korrikut: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


(6.7.2006 RV) RealAudioMP3 E vërteta e njeriut duhet të jetë në bazë të ndërtimit evropian: kështu u tha Papa ipeshkvijve të Kroacisë.
Aspektet teologjike të transmetimit të fesë ishin edhe sot në qendër të Kongresit teologjik, që po mbahet në kuadrin e Takimit V Botëror të Familjeve në Valencia të Spanjës.
Në Indi policia vendase sulmoi dhe arrestoi pak ditë më parë, katër motra të Nënë Terezës.
Më 3 korrik françeskanit shqiptar Atë Zef Pllumi iu dorëzua Urdhëri ‘Nderi i Kombit’. Për këtë ngjarje na flet kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita.
Në Maqedoni partia e qendrës e Gruevskit doli fituese nga zgjedhjet e djeshme. Parashikohet një aleancë me partinë e Arbër Xhaferit.
Duke shfletuar kalendarin e 6 korrikut, Kisha katolike kremtoi festën e Shën Maria Goretit, virgjër e martire. 







All the contents on this site are copyrighted ©.