2006-07-06 17:48:07

Atë Zef Pllumit iu dorëzua titulli “Nderi i Kombit”. Në mikrofonin tonë, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Mirdita


(6.7.2006 RV) RealAudioMP3 Më 3 korrikun e kaluar Atë Zef Pllumit, françeskan shqiptar, iu dorëzua titulli “Nderi i Kombit”, për kontributin në kulturën kombëtare dhe rezistencën ndaj regjimit komunist. Ishte një shenjë nderimi, e jo vetëm për fratin, por edhe e kryesisht për atë që përfaqëson, për Kishën e martirizuar shqiptare, së cilës i përket. Ftuam prandaj Kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditën, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit, për të na folur për këtë ditë. Ta ndjekim prelatin në mikrofonin e Katerina Nushit:
Pyetja I: - Imzot, si e pritët ketë nderim dhe ç’përfaqëson për Kishën e martirizuar katolike në Shqipëri?
Përgjigje: -
Pyetja II: - Ç’ju bie më shumë në sy, ndërmjet vlerave të veprës “Rrno vetëm për me tregue”...
Përgjigje: -
Pyetja III: -Ju sigurisht më 3 korrik ishit i pranishëm si në çastin kur presidenti Moisiu i dorëzoi Atë Zefit Urdhërin, ashtu edhe kur u promovua libri? Si u pritën këto dy ngjarje nga opinioni publik?
Përgjigje: -
Pyetja IV: -Në motivacionin e titullit, shkruhet shprehimisht se Atë Zefi ‘përfaqëson në mënyrën më bindëse disidentin politik”. Cili është mendimi juaj?
Përgjigje: -
Kjo ishte pjesa I e intervistës që Imzot Mirdita pati mirësinë t’i jepte programit tonë. Duke e falënderuar, ju ftojmë të ndiqni, në emisionin e ardhshëm, pjesën e dytë, në të cilën Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit jep mendimin e tij mbi një nga çështjet më të mprehta që ka të bëjë me vlerësimin e së kaluarës e pikërisht mbi qëndrimin që duhet mbajtur ndaj dosjeve të sigurimit si dhe mbi pyetjen shekspiriane, që bëhet prej kohe në shtypin shqiptar: Të hapen apo të mos hapen, kjo është çështja”.....
 
 







All the contents on this site are copyrighted ©.