2006-07-03 19:22:09

Në fillim të programit të 3 korrikut ja argumentet kryesore: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


(3.7.2006 R.V.) RealAudioMP3 Në Engjëllin e Tënzot, Papa u lut për paqen në Irak e në Tokën Shenjte dhe i ftoi besimtarët në Valencia, për Takimin Botëror të Familjeve.

Në Valencia të Spanjës vijon Takimi V Botëror i familjeve: Benedikti XVI pritet më 8 e 9 korrik.

Sot paradite Ati i Shenjtë priti në audiencë grupin e parë të ipeshkvijve kroatë, që ndodhen në Romë për vizitë “Ad Limina”.

Doli nga spitali Andolu në Samsun të Turqisë, prifti katolik francez Pierr Brunisen, që u godit dje me thikë.

“Miqësia është vendimtare për suksesin e një skuadre të futbollit.” Në mikrofonin e Radio Vatikanit flet ish-futbollisti Gigi Riva.

Izraeli nuk e pranon ultimatumin e Hamasit për lirimin e ushtarit të marrë peng në këmbim të lirimit të politikanëve palestinezë arrestuar nga ushtria e Tel-Avivit javën e kaluar.
 Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Tomën apostull: mosbesimi i tij, dyshimet dhe pyetjet që i bën Jezusit, na mësojnë ta thellojmë fenë.







All the contents on this site are copyrighted ©.