2006-07-03 19:29:18

Doli nga spitali Andolu në Samsun të Turqisë, prifti katolik francez Pierr Brunisen, që u plagos dje për shkaqe që nuk janë sqaruar ende


(3.7.2006 RV)Meshtari katolik u godit mbrëmë me thikë në kofshë e në ijë. Njeriu, që e goditi, u arrestua menjëherë dhe iu nënshtrua hetimeve nga policia dhe gjykata. Është hera e tretë që në Turqi sulmohen priftërinjtë katolikë. Kujtojmë se më 5 shkurtin e kaluar në Trabizon u vra dom Andre Santoro, ndërsa katër ditë më pas, në Smirnë, u plagos dom Martin Kmetek. Kjo ngjarje e re, sipas mendimit të kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike turke, Imzot Rugjero Fraçeskinit, mund të krijojë pengesa serioze për hyrjen e Ankarasë në Bashkimin Evropian. Prelati, që e vizitoi sot priftin e plagosur, shprehet kështu në një intervistë dhënë Radio Vatikanit:
Përgjigje: - E vizitova sot në mëngjes heret, në spitalin e Samsunit. E gjeta të qetë, pa pikë frike. Natyrisht i dhimbnin shumë plagët e hapura me thikë në ije e në kofshë. Ai vetë më tha: “Nuk është kjo Turqia e vërtetë. Turqia e vërtetë ka fytyrë tjetër, të tjera ndjenja”. Mbeta krejtësisht i habitur nga këto fjalë: pikërisht ai, i plagosuri, po më thoshte fjalë që përputheshin plotësisht me bindjet e mia.
Pyetje: - Don Pierri nuk e urren njeriun që e plagosi, përkundrazi, e fal. Mendoj se një sjellje e tillë duhet t’i prekë thellë ndërgjegjet e njerëzve?Përgjigje: - Sigurisht. Kjo sjellje i pëlqen shumicës së njerëzve. Megjithatë nuk mund të them se deri në ç’masë mund të ndikojë mbi ata njerëz të cilët janë të lidhur ngusht me fondamentalizmin e të mbushur plot me idenë se Perëndimi duhet shkatërruar.







All the contents on this site are copyrighted ©.