2006-07-03 19:33:00

Aksident hekurudhor në Valencia


(3.7.2006 R.V.)Por këto ditë të gëzueshme u tronditën nga aksidenti i rëndë hekurudhor që ndodhi sot pasdite. Treni metropolitan i qytetit të Valencias doli nga shinat ndërsa përshkonte distancën ndërmjet dy stacioneve ‘Jesus’ dhe ‘Plaza de Espana’. Deri tani viktimat janë 30, por gazeta El Pais tha se bëhet fjalë për 34 të vdekur dhe 14 të plagosur rëndë, ndërmjet të cilëve edhe një grua shtatzënë. Shkaqet e fatkeqësisë nuk dihen ende, por policia spanjolle po heton mbi kushtet e sigurisë teknike të metropolitanës.







All the contents on this site are copyrighted ©.