2006-07-03 19:28:55

Në Valencia të Spanjës vijon Takimi V Botëror i Familjeve: Benedikti XVI pritet më 8 e 9 korrik


(3.7.2006 RV)Të shtunën e kaluar, me hapjen e Panairit ndërkombëtar, në Valencia të Spanjës, filluan punimet e Takimit V Botëror të Familjeve, që do të vijojë deri më 10 korrikun e ardhshëm.
Ndërsa nesër do të fillojnë punimet e Kongresit Ndërkombëtar Teologjiko-Baritor, që do të vijojë deri më 7 korrik. Do të ketë në qëndër të vëmendjes disa tema të veçanta për familjen e, në mënyrë të posaçme, transmetimin e fesë në vatrën familjare në aspekte nga më të ndryshmet.
Këto tema Papa i preku përsëri të premten e kaluar në fjalimin drejtuar Mario Kajota Huan Bosko Xapetinit, ambasador i ri i Uruguait pranë Selisë Apostolike, duke theksuar se duhet mbrojtur me forcë vlera e familjes dhe e jetës njerëzore nga të cilat nuk mund të hiqet dorë, sepse janë shpirt i popujve
Kujtojmë se me rastin e Takimit V Botëror të Familjeve Benedikti XVI u jep ndjesën e plotë besimtarëve që plotësojnë këto kushte: rrëfehen, kungohen dhe luten sipas ndjetit të Atit të Shenjtë, me shpirt të pastër, larg çdo mëkati si dhe marrin pjesë me devocion, fizikisht ose shpirtërisht, në ndonjë nga kremtimet që do të mbahen në Valencia.







All the contents on this site are copyrighted ©.