2006-06-30 20:06:23

Ja argumentet kryesore të programit të 30 qershorit.


RealAudioMP3 Të mbrohen ato vlera nga të cilat nuk hiqet dorë sikur familja e jeta njerëzore që janë shpirti i popujve: kështu tha Benedikti XVI në fjalimin drejtuar sot ambasadorit të ri të Uruguajit pranë Selisë së Shenjtë me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale në Vatikan.

Papa priti kryeipeshkëvijtë metropolitë që dje morën Palion. Secili prej nesh është i thirrur të punojë me zell në vreshtin e Zotit për t’u bër të gjithë anëtarë të gjallë të Trupit mistik të Krishtit që është Kisha” – u tha Benedikti XVI.

Papa ka vendosur hapjen e Arkivit Sekret të Vatikani për dokumentat që kanë të bëjnë me Papninë e Piut XI.

Ndërhyrja e imzot Celestino Migliore pranë OKB-së mbi temën e tregtimit të paligjshëm të armëve të lehta.

Fillon nesër në Valencia të Spanjës, Takimi i V-të Botëror i Familjes, që do të mbyllet me vizitën e Papë më 8 e 9 korrik.

“Një shkelje e rëndë etike”. Kështu ipeshkëvijtë katolikë të Francës e përcaktojnë miratimin e kohëve të fundit nga Parlamenti evropjanë për kërkimet në fushën e qelizave staminale embrionale.

Provinca Françeskane e Shqipërisë dhe Kisha katolike në festë për shugurimin e dy meshtarëve të ri françeskanë shqiptarë. Meshën solemne në Katedralen e Shkodrës e udhëheqi imzot Rrok Mirdita.







All the contents on this site are copyrighted ©.