Turqi. Nën hetim patriku armen Karekini II sepse masakrat kundër armenëve të vitit
1915-1916 i kishte përkufizuar si genocid.
(29.6.2006 R.V.)Prokuroria e Stambollit hapi hetime kundër patrikut të Kishës
Armene Karekin II sepse ka fyer identitetin turk duke e përcaktuar si “genocid” masakrat
kundër armenëve të viteve 1915-1916. Lajmi u dha nga kanali televiziv turk Ntv, cili
nënvizoi se prokuroria u vë në lëvizje në sajë të sinjalizimeve të avokatit të njohut
nacionalist Kemal Kerincsiz. Në denoncimin e tij avokati pohon —sipas agjencisë Anadolu
— se me 25 qershorin e shkuar gjatë një vizite në Stamboll me ftesë të patrikut ortodoks
Bartolomeut, Karekini II ka deklaruar se “nuk është e mundur të gjindet një zgjidhje
për sa kohë pala turke të mohojë genocidin kundër armenëve.” I njëjti avokat, tashmë
i njohur edhe për hapjen e procesit gjyqësor, që më pas u pezullua, ndaj shkrimtarit
turk Orhan Pamuk, ka kërkuar që në këtë rast të zbatohet neni 301 i kodit penal që
dënon nga 6 muaj deri në 3 vjet fyerjet ndaj “ndjenjave turke” dhe që të lëshohet
urdhër arresti për Patrikun Karekin II që do të zbatohet nëse ai viziton përsëri Turqinë.
Bashkimi Evropian i ka kërkuar Turqisë disa herë shfuqizimin e nenit 301, sepse
kriminalizon edhe mendimet kritike.