2006-06-28 17:36:13

Përmbledhja e Katekizmit të Kishës katolike një vit pas botimit


(28.6.2006 RV)Kaloi një vit nga botimi i Përmbledhjes së Katekizmit të Kishës Katolike: një sintezë e qartë dhe e plotë e të vërtetave të fesë së krishterë.
Pikërisht një vit më parë, më 28 qershor 2005, Benedikti XVI paraqiti në Sallën Klementine në Vatikan, Përmbledhjen e Katekizmit të Kishës Katolike. Është një vepër e realizuar nën kujdesin e vetë Papës, kur ishte akoma kardinal-prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, sipas dëshirës së Gjon Pali II, që e caktoi në krye të komisionit për realizmin e kësaj vepre. Gjatë këtij viti, vetëm nga botimi ne gjuhen italiane, janë shitur mbi dy milion kopje. Sipas Benediktit XVI, Përmbledhja e Katekizmit është udhërrëfyese për transmetimin e fesë dhe na ndihmon ta njohim më mirë e ta jetojmë fenë, që na bashkon”.







All the contents on this site are copyrighted ©.