2006-06-28 17:36:00

Letra e Papës me rastin e 80-vjetorit të Provinçës Kishtare në Lituani


(28.6.2006 RV)Kthejeni vështrimin drejt kërkesave të reja të jetës aktuale që kërkon edhe nga katolikët një dëshmi të fortë, të mirëmenduar të vlerave njerëzore e të krishtera. Kështu u shkruan Benedikti XVI të krishterëve të Provinçës Kishtare në Lituani, me rastin e tetëdhjetëvjetorit të themelimit.
Me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Provinçës Kishtare në Lituani, Benedikti XVI, në një letër drejtuar kryeipeshkvit metropolit të Kaunasit, Tamkeviçius, i fton katolikët lituanë për një dëshmi të fuqishme e të menduar mirë, të vlerave njerëzore dhe të krishtera. Duke rikujtuar vështirësitë që kaloi populli lituan gjatë dhjetvjeçarëve të fundit, Ati i Shenjtë thekson se liria e përdorur keq e shkatërron fytyrën e vërtetë të njeriut, që është krijuar sipas shembëlltyrës së Zotit.
Ati i Shenjtë nënvizon edhe impenjimin e popullit lituan që, si rifitoi lirinë, pas shembjes së diktaturës komuniste, po radhitet gjithnjë më shumë në familjen e Kombeve, duke sjellë dhe kontributin e trashëgimisë së vlerave të veta.







All the contents on this site are copyrighted ©.