2006-06-26 19:55:18

“Ndalimi i torturës është absolut dhe vlen për çdo rrethanë, në kohë lufte dhe në kohë paqeje. Tortura nuk është e pranueshme edhe nëse quhet me emra të tjerë.” Këto janë fjalët e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan thënë me rastin e ditës botërore kundër torturës që u kremtua pikërisht sot.


(26.6.2006 R.V.)RealAudioMP3 Shpallur nga OKB-ja në 1997 kjo ditë përpiqet që të krijojë një sistem ndërkombëtar të parandalimit të torturës dhe mbështet viktimat e shumta.

Ishte 26 qershori i 1987 kur hyri në fuqi Konventa e Kombeve të Bashkuara, që e bëri ndalimin e torturës një të drejtë të pamohueshme. Pavarësisht nga kjo sot gjysma e popullsisë së botës jeton ende nën qeveri që e praktikojnë çdo ditë. Një tjetër hap përpara u hodh para disa ditësh, me hyrjen në fuqi të protokollit opcional për Konventën e OKB-së, ratifikuar tashmë nga 20 kombe.
Më hollësisht flet Riccardo Noury, zëdhënës i “Amnesty Italia”-s.


“Eshtë një dokument shumë i rëndësishëm, një protokoll shtesë i konventës së OKB-së kundër torturës, që hyri në fuqi me 22 qershor, pasi u ratifikua nga 20 vende. Vendos një sistem inspektimesh të vizitave të parregulluara, që nuk janë subjekt i kontrollit parandalues, për autorizimin paraprak të Shteteve. Për Amnesty International-in është një nga metodat më efikase për parandalimin e torturës.







All the contents on this site are copyrighted ©.