2006-06-26 19:48:10

Lajme shoqërore-politike: 26 qershor


(26.6.2006 R.V.)RealAudioMP3 U festua sot dita e OKB-së kundër drogave.
Objektivi: mbrojtja e fëmijëve nga përdorimi i drogës duke ndihmuar familjet në vështirësi.
“Droga nuk është një lodër”. Kjo është tema e ditës ndërkombëtare kundër drogave shpallur nga Kombet e Bashkuara e që u kremtua sot. Objektivi i ditës ishte ndërgjegjësimi i mëtejshëm për fuqinë shkatërruese të drogës dhe nevoja për të mbrojtur mirëqenien e fëmijëve. Vlerësimet më të fundit tregojnë se rreth 200 milionë vetë, apo 5% e popullsisë botërore nga 15 deri 64 vjeç, kanë përdorur droga të paligjshme të paktën një herë në 12 muajt e fundit. Në vend të parë janë vendet evropianoperëndimore.
Por çfarë mund të themi për të miturit? Në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Dom Antonio Mazza. Drejtor i Fondacionit Exodus Onlus.


Përgjigje: Për fat të keq fëmija i ndien pasojat e veseve të këqija dhe ato çka sheh tek të rriturit. Sidomos ka familje ku fëmijët janë bijt e disa prindërve të droguar dhe kështu që kanë parë prindërit duke bërë disa gjëra të caktuara. Ka raste madje kur prindërit përdorin fëmijët si mjete për ta fshehur apo për ta kërkuar “miellin”. Kjo është gjëja që më frikson më shumë. Është gjëja për të cilën flitet më pak. Deri në ç’pikë prindërit në vend që të jetë prindër shkatërrojnë fëmijët? Duhet të reflektojmë, sepse duhet të bëjmë një fushatë në nivel kombëtar nga njëra anë dhe nga ana tjetër në nivel botëror.










All the contents on this site are copyrighted ©.