Ja argumentet kryesore të programit të 26 qershorit:JO-ja definitive dënimit me vdekje
dhe dialogu me islamin në audiencen e sotme të Papës me Presidentin e Filipineve
në Vatikan.
(26.6.2006 R.V.)Papa Benedikti XVI gjatë
Lutjes së Engjëllit të Tenzot të kësaj së diele : „Zemra e Krishtit, rrënjë e shenjtërimit
për meshtarët e familjet“. Ngushëllimet dhe lutjet e Papës për viktimat e fatëkeqësisë
së punës në kantierin e ndërtimit të rrugës italiane Katania-Sirakuza dhe thirrja
e Atit të Shenjtë për më shumë kujdes gjatë qarkullimit rrugor.
Dita e bamirësisë
së Papës. Dje është kremtuar dita tradicionale e Karitasit të Papës: një ditë në të
cilën të gjithë besimtarët lutjet e tyre ia kushtojnë ndjetit (qëllimit) të Atit të
Shenjtë dhe mbledhjen e ofertave për mbështetjen e nismave bamirëse e humanitare të
Papës.
Pas Valencias në Spanjë, në korrik, Benedikti XVI do të shkojë në Gjermani,
nga 9 deri më 14 shtator. Papa do të vizitojë Bavarinë: Mynihun, Altottingun e Regensburgun.
Kisha
do të ketë 1551 të Lumtur të ri, pjesa më e madhe e të cilëve janë martirë spanjollë
vrarë gjatë Luftës Civile. Dekreti është shpallur sot, autorizuar nga Benedikti XVI.
Janë njohur virtytet heroike të shtatë shërbëtorve të Zotit, mes të cilëve spikat
figura e dom Antonio Rosminit, mendimtarit të madh katolik të shekullit XIX .
Dyqind
milionë persona kanë konsumuar droga të ndryshme vetëm në vitin e fundit, të dhënat
më alarmuese janë për Evropën perëndimore: sot është botuar raporti i OKB-së me rastin
e Ditës Botërore kundër drogës që bie pikërisht sot.
Në Nju Jork u hap Konferenca
e OKB-së për ndalimin e përhapjes dhe tregtimit të armëve të lehta në botë. Kjo dukuri
shkakton vdekjen e 300 mijë personave çdo vit gjatë konflikteve të armatosura, si
edhe të 200 mijë civilëve nga vrasjet apo vetëvrasjet.
Ndalimi i torturës
është absolut e vlen në çdo rrethanë, në kohë lufte e në kohë paqeje. Tortura nuk
është e pranueshme as nëse thirret me ndonjë tjetër emër” tha, Kofi Annan, me rastin
e Ditës botërore kundër torturës që bie sot.