2006-06-26 17:32:46

Dje, në Indi, kardinali Ivan Dias, Kryeipeshkëv i dioqezës së Mumbait, u përshëndet me besimtarët indianë të kësaj dioqeze


(26.6.2006 R.V.)Hirësia e Tij largohet nga dioqeza, për të filluar detyrën e tij të re si prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve.
Gjatë këtij takimi, kardinali Dias uroi që India të rritet shpirtërisht, e jo vetëm ekonomikisht. Prefekti i ri uroi që politikanët indianë të tregojnë, para së gjithash, se janë burra shteti me integritet moral, njerëz që impenjohen në favor të të varfërve e të braktisurve dhe ripohoi se Kisha e ka ndihmuar e do ta ndihmojë Indinë, pa pasur kurrë synime me karakter prozelitizmi.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.