2006-06-24 15:39:27

Nga Kisha në botë


(25.6.2006 R.V.)Në Ljubjanë të Sllovenisë filluan dje e do të vijojnë deri më 27 qershor punimet e takimit të 34-t të Sekretarëve të përgjithshëm të Konferencave ipeshkvnore të Evropës (CCEE).
Në takimin e organizuar me ftesë të Konferencës ipeshkvnore sllovene dhe të sekretarit të saj, Andrei Saje, marrin pjesë Sekretarët e përgjithshëm të 34 Konferencave ipeshkvnore, ndërmjet të cilëve, edhe sekretari i Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, Imzot Kristofor Palmieri.
 
“Duhet të rifillohet katekizmi me të rriturit, jo vetëm sepse ata janë përgjegjës për edukimin fetar të fëmijëve, por edhe pse kanë vetë nevojë për thellimin e njohurive të tyre fetare”. Ky është qëllimi kryesor i Takimit të drejtuesve të zyrave katekistike dioqezane pranë Konferencës Ipeshkvnore Italiane. Tema e takimit që u mbajt këtë javë në Olbia ishte “Tregimi i shpresës. Kumtimi i fesë dhe katekizmi në Kishën italiane në ecje drejt Kongresit të Veronës”..

Në Arabinë Saudite u arrestuan katër të krishterë, që u zunë duke u lutur në një shtëpi private.
Policia famëkeqe fetare, mutava, i sulmoi përsëri të krishterët. Sipas denocimit të agjensisë Kompas Direct – rimarrë nga Agjesia AsiaNjuz, më 9 qershorin e kaluar, dhjetë policë të armatosur me shkopinj gome hynë në një shtëpi private në Jedah, në zonën Rovaize dhe arrestuan katër të krishterë me origjinë afrikane, të cilët po ndiqinin një kremtim fetar. Në kremtim ishin të pranishëm njëqind besimtarë, kryesisht filipinas. Besimtarët i detyruan policët të prisnin përfundimin e kremtimtit, pas të cilit u arrestuan katër kryetarët e grupit, që ndodhen ende në burg.
Kujtojmë se në Arabinë Saudite qeveria ndalon praktikën dhe manifestimet publike të çdo feje tjetër, përveç Islamit.

Një Bibël e re në gjuhën urdù për të gjitha familjet e të krishterëve pakistanezë.
Ky është objektivi i Komisionit Biblik katolik të Pakistanit që po përgatit botimin e Biblës së plotë në gjuhën zyrtare të vendit. Në Variantin e ri do të korigjohen edhe disa gabime shtypi që janë vërejtur në botimin e përdorur deri tani.

Përmes një deklarate të përbashkët, Kishat e krishtera të Mbretërisë së Bashkuar kërkojnë një zëri një politikë më të drejtë lidhur me strehimin politik. Në dokumentin, përgatitur nga Komisioni i Kishave, dënohet si racizëm institucional politika që ua mbyll dyert refugjatëve.

Ka mundësi që motrat e Nënë Terezës të kthehen përsëri në Vietnam, ku dëshirojnë të jenë të pranishme prej shumë vitesh.
Pritet që Motrat të rifillojnë veprimtaritë e tyre shoqërore e baritore në vendin aziatik, prej nga u detyruan të largohen disa vjet më parë. Sipas AziaNjuz kjo përspektivë u krijohet pas vizitës të Eprores së Kongregatës, Motër Nirmalës, në dioqezën e Hanoit, ku u takua edhe me përfaqësues të qeverisë.

Etërit Gjyzepinë të Murialdos zgjedhin eprorin e ri të përgjithshëm.
Është Atë Mario Aldegani, i zgjedhur gjatë Kapitullit të Përgjithshëm të Kongregatës, mbledhur këto ditë në Brazil.








All the contents on this site are copyrighted ©.