Kalendari liturgjik i 22 qershorit përkujton Shën Paolinin, ipeshkëv të Nolës, Shën
Gjonin Fisher, ipeshkëv të Roçesterit e Shën Tomas More, martirë anglezë
(22.6.06 R.V.)Shën Tomas More, lindi më 1478 e në vitin 1535. Kancellar i mbretit
e humanist i mprehtë, në familje e në politikë shprehi një sintezë të rrallë sensibiliteti
njerëzor e të urtisë kristiane. Gjoni Fisher e Tomas More qenë personalitete të shquara
të Kishës e të shoqërisë angleze, në kohën e Enrikut VIII pas divorcit të tij me gruan,
pati filluar procesi i ndarjes së Kishës së Anglisë nga Kisha e Romës. Vdiqen martirë
duke dëshmuar së bashku vlerën e pazgjidhshmërisë së kurorës së martesës dhe unitetin
e Kishës. Thonë se të gjitha shpendët e Chelseat (në atë kohë periferi e Londrës)
ulën për të shuar urinë në kopshtin e tij të qetë. Një tregues për popullaritetin
e emërit të mirë si njeri i qetë dhe mikpritës. Tomas More , bir i një magjistrati
( gjyqtari), bëhët avokat i njohur, administrator i drejtësisë në City (Qytet), anëtar
i Parlamentit. Nga gruaja Jane Coplt pati tri vajza e një djalë; me vdekjen e saj,
martohet për së dyti me Alice Middleton. Në Oxford ka mësuar dashurinë për klasikët
e vjetër dhe këte e ndan bashkë me Erazmin e Rotterdamit, mik i shpesht në shtëpinë
e tij. E shkruan jetën e humanistit italian Giovanni Pico della Mirandola; po do të
jetë më i njohur (famshëm) dialogu i tij ‘Utopija’, mbi planin e një shoqërie ideale,
të qeverisur nga drejtësia e nga liria. Eshtë humanist që bartë grathore, që bën pendesë,
që studion Etërit e Kishës dhe e jeton fenë me vendosmëri, bindje e gëzim. Kur Luteri
fillon betejën e tij kundër Romës, mbreti Enriku VIII i Anglisë shkruan një traktat
në mbrojtje të dokrinës katolike mbi sakramentet, duke marrë lëvdatat e papës Leonit
X e akuzat e Luterit. Këtyre u përgjigjet Tomas More, të cilin mbreti Enriku VIII
e vlerëson për kulturën e për integritetin e tij. Shpesh këshillohet me të, i beson
misione të rëndësishme jashtë mbretërie. E në vitin 1529 e emëron Lord Kancellar,
në krye të urdhërit gjyqësor. Një vend shumë i lartë por edhe i rrezikshëm. Në realitet
jemi në krizën e njohur: Enriku e mohon dhe largon Katerinen d’Aragona ( gruaja e
pastaj vejusha e vëllaut të vet Arturit), e martohen me Anna Bolena, e pastaj arrijnë
ta ndajë nga Roma Kishën angleze, kryetar të vetëm të së cilës shpall vetveten. Për
Tomas More, besnikëria kërkon sinqeritetin absolutë me mbretin: edhe nëse kjo i kushton
irritimin e hidhërimin e tij, ai nuk gënjen për asnjë arsye . E kështu edhe vepron.
Feja ia ndalon të pranojë divorcin dhe epërsinë e mbretit në çështje të fesë. E mendon,
e thotë, e humb vendin e karrierës e lejon të dënohet me vdekje pa u lënkundur, pa
u përkulur. Inkurajon familjarët që e vizitojnë në burg në Kullën e Londrës e
shkruan gjëra të bukura në gjuhën latine një miku të tij italian që jeton në Londër,
tregtarit të Lukës (Lucca), Antonio Bonvisit: “Miku im, më shumë se çdo besinikëri
e gëzim…Krishti e ruajt shëndosh familjen tënde”. Bonvisi i dërgon në burg ushqim
e një veshje të re për ditën e ekzekutimit ( por nuk do ta lejojnë ta veshë). Para
vendit të ekzekutimit, Tomas More është i pëzermërt me vrasin që do t’i priste kokën,
të cilin e fton ta kryejë shpejt punën që i është besuar, prerjen e kokës. urm“Deklaroi
se vdiste si nënshtetas besnik ndaj mbretit, por në rend të parë e mbi të gjitha
besnik ndaj Zotit”. 15 ditë para asaj dite, për të njëjat arsye, qe ezekutuar edhe
miku i tij John Fisher, ipeshkëv i Rochesterit, i cili do të kanonizohet së bashku
me Tomas More nga Papa Piu XI në vitin 1931. E Kisha i përkujton të dy në një ditë
të përbashkët.