2006-06-22 17:45:58

Ja argumentet kryesore të 22 qershorit: Papa emëroi kardinalin Tarcisio Bertone sekretar të ri të Shtetit të Vatikanit.


Shqetësimet e Papës për të krishterët e Lindjes së Mesme. Barinjët, besimtarët e të gjithë ata që kanë përgjegjësi në bashkësinë civile duhet të favorizojnë respektin reciprok ndërmjet kulturave e feve në Lindje të Mesme – fton Benedikti XVI.

Në Jordani, sot takimi i parë zyrtar ndërmjet kryeministrit izraelianë Olmert dhe presidentit palestinezë Abu Mazen.

Kryqi Kuq ndërkombëtar ka miratuar sot në Gjenevë hyrjen në këtë organizatë të Izraelit dhe të Autoritetit kombëtar Palestinezë.

Në Irak gjenjda është gjithnjë kritike. Vazhdonvala e dhunës në Vend, 4 ushtarë amerikanë janë vrarë, ndërsa 65 punëtorë të rrëmbyer dje në veri të Baghdad, janë liruar.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha duke folur sot pranë Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit evropjanë në Bruksel, deklaroi se „aderimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropjan për qeverinë e Tiranës përbën „projektin më të madh të shekullit XXI, projekt për një të ardhme që meritojmë. Shqipëria nuk është vend islamik fondamentalist. Shqiptarët janë popull shumëbesimesh dhe tepër tolerant në çështje të fesë“ – tha Berisha.

Europarlamentarët rekomandojnë plotësim të standardeve dhe zbatim të ligjit.
Përfaqësuesit e Parlamentit të Evropës, gjatë vizitës që i bënë këtë javë Prishtinës, iu rekomanduan institucioneve kosovare që të punojnë intensivisht në plotësimin e standardeve dhe në ndërtimin e një Kosove shumëtnike, e veçanërisht kërkuan forcimin e mekanizmave për rivendosjen dhe sundimin e ligjit.


Kalendari i sotëm kishtar përkujton Shën Tomas More dhe Shën Paolinin e Nolës e lajme tjera.








All the contents on this site are copyrighted ©.