2006-06-20 14:53:01

Kremtimi solemn i festës së Korpit të Krishtit në kryeipeshkëvinë e Shkodrës. Eukaristia në rrugë, në sheshe të përditshmërisë së jetës sonë.


(20.6.06. R.V.)Eukaristia është Jezusi Zot që dhurohet “për jetën e njerëzimit”. Në çdo kohë e në çdo vend. Ai dëshiron të takojë njeriun për t’i falur jetën e Zotit. Eukaristia është “thesari” i Kishës e i botës dhe ndriçimi shpirtëror i besimtarëve të krishterë. Eukaristia përbën trashëgimin më të çmueshëm që Jezu Krishti Zot e Shëlbues i ka lën Kishën. Përmes Eukaristisë Krishti Zoti u jepë njerëzve bukë për trup e shpirt, u jepë dritë! U jepë atyre vetveten! E bashkon njerëzoren me Hyjnoren, tokësoren me Qielloren.Po të dëgjojmë si u kremtue festa e Korpit të Krishtit në Kishat e kryedioqezës së Shkodrës e cila pati edhe gëzimin e shugurimit diakonal të dy françeskanëve të ri e së shpejti do të ketë dhuratën e shugurimit të dy meshtarëve të ri françeskanë shqiptarë. Po më hollësisht të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.