2006-06-16 18:47:22

Sot Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Kosta Rikës


(16.6.2006 R.V.)Oskar Arias Sançez shoqërohej nga një grup i vogël personalitetesh. Pas bisedës private në bibliotekën e Atit të Shenjtë, që zgjati rreth 20 minuta, presidenti kostarikan u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Angelo Sodano. Më pas vizitoi bazilikën e Shën Pjetrit, ku u gjunjëzua në lutje para varrit të Papës Gjon Pali II.







All the contents on this site are copyrighted ©.