Natë lutjeje për Benediktin XVI, krysuar nga imzot Angjelo Komastri
(16.6.2006 R.V.)Sonte në Sheshin e Shën Pjetrit u kremtua nata e lutjes për
Papën dhe ministerin e tij, organizuar nga Lëvizja për dashurinë familjare, në bashkëpunim
me dioqezën e Romës. Kremtimin e kryesoi kryeipeshkvi Angjelo Komastri, vikar i përgjithshëm
i Atit të Shenjtë për Qytetin e Vatikanit, që i priu Rruzares Shenjte e më pas do
bëri edhe një reflektim përfundimtar. Ja si shprehet prelati në mikrofonin e Radios
sonë: Përgjigje: Duhet të lutemi për Papën posaçërisht sepse ai vetë na
ka kërkuar lutje. Më 24 prill të vitit të kaluar, në homelinë e papnisë në Sheshin
e Shën Pjetrit, Benedikti XVI u shpreh kështu: “Në këtë çast unë, shërbëtori
i ligësht i Hyjit, duhet të marr mbi vete një detyrë të pashembëllt, që realisht kapërcen
çdo aftësi njerëzore. Si mund ta bëj këtë? Si do të jem në gjendje ta kryejë këtë
detyrë?”. E Papa – tha më pas Imzot Komastri - vijoi të kujtojë se nuk është
vetëm, se e mbrojnë aradhet e shenjtorëve e lutja e besimtarëve. Me këtë natë
lutjeje, ne i themi Papës: “Jemi me ty. Duam të të ndihmojmë me lutjen tonë”.