2006-06-15 19:21:14

Parlamenti Evropian i hap udhën financimit të kërkimeve shkencore mbi qelizat staminale embrionale


(15.6.06. R.V.)Bashkimi Evropian do të financojë kërkimet shkencore mbi qelizat staminale embrionale. Ky është vendimi që mori sot Parlamenti i Strasburgut i cili, me 289 vota në favor, 248 kundra e 32 abstenime, miratoi programin e kërkimeve shkencore për periudhën 2007- 2013. Në sallë pati epërsi teksti i miratuar që më parë nga Komisioni në favor të financimit të kërkimeve shkencore mbi embrionët. Vendimi u prit me hidhërim nga europarlamentari Karlo Kazini, kryetar i Lëvizjes për Jetën, i cili flet nga Strasburgu, në mikrofonin e Radios sonë:
Përgjigje: - Pse çështja është e rëndë? Sepse të shndërrosh qenien njerëzore në lëndë të paracaktuar për eksperimente në laborator, do të thotë ta shikosh si të ishte një lloj miu ose kavie. E kjo do të thotë ta mohosh që në rrënjë dinjitetin njerëzor, vetë njeriun. Shkenca dëshmon se kërkimet e kryera deri tani mbi embrionin në fazën fillestare – e kur themi eksperimetim, kemi thënë vrasje – janë plotësisht të panevojshme, ndërsa shpresat lindin kur flasim për qelizat tjera staminale, për të ashtuquajturat qeliza staminale të zhvilluara. Prandaj të shkapëderdhësh para, që nuk janë kurrë tepër, për të bërë kërkime të cilat deri tani kanë dhënë pak e aspak rezultate e që e shndërrojnë njeriun në send, e t’ia heqësh këto para kërkimeve që janë gati të shërojnë sëmundje të tmerrshme, është vërtetë diçka krejt e papranueshme.
Pyetje: - Në sa po flasim për financimin, nuk mund të mos theksojmë se arsyet e Lëvizjes për Jetën, të besimtarëve dhe të laikëve, kanë edhe karakter juridik, përveçse shkencor...
Përgjigje: - Po, arsyetimi juridik është se shtetet që nuk e lejojnë eksperimentimin mbi embrionet – kërkim shkencor shkatrrimtar - detyrohen të financojnë shtetet që e bëjnë këtë kërkim. Ky është aspekti juridik që dhunon aspektin e ndihmës. Duhet shtuar se baza e çdo rendi juridik është respekti për njeriun: në se njeriu kthehet në mjet që i shërben qëllimeve të huaja për të, siç është rasti kur mbytet për për qellime të ndryshme nga jeta e tij, atëherë vihet në diskutim vetë drejtësia në tërësinë e saj. Kjo tregon se mbizotërojnë lobet e parasë, të suksesit ekonomik, të konkurencës, e posaçërisht, lobi i industrisë farmaceutike.
Pyetje: - Ekziston një Konventë e Këshillit të Evropës, nënshkruar në Oviedo në të cilën, ndonëse shpesh me dy kuptime, kërkohet mbrojtja e përshtatshme e embrionit. A nuk ka kontrast të dukshëm ndërmjet këtij dokumenti e miratimit të sotëm nga ana e parlamentit Evropian!Përgjigje: - Po, ka kontrast. Duhet të them se ka një pikë shumë të përcaktuar, në të cilën kontrasti është tepër i dukshëm. Konventa e Oviedos, që ëshë nënshkruar që më 1997, është pasuar nga një sërë protokollesh shtesë, një nga të cilët ka të bëjë me klonimin e njeriut. Teksti i protokollit shtesë thotë se klonimi i njeriut është gjithnjë i ndaluar. Ndërsa ky vendim i Parlamentit Evropian thotë se nuk mund të financohet vetëm klonimi riprodhues. Ndërsa lejohet klonimi i ashtuquajtur terapeutik, që ka kuptimin e riprodhimit të embrioneve plotësisht të ngjashme, nga të cilat merren qelizat staminale, duke i mbyturRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.