Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, filloi sot vizitën triditore në Kosovë.
(15.6.'06. R.V.) Punoni të gjithë për arritjen e pavarësisë dhe evropianizimit
të Kosovës, tha Sali Berisha dhe deklaroi sot në Prishtinë se mbështetë pavarësinë
e Kosovës. Sali Berisha vizitone kuvendin e Kosoves ku mban nje fjalim. Kombi
shqiptar ecen i lire drejt BE. Perulem perpara lirise kosovare. Kosova ka arritur
progres per stabilitetin, ka deklaruar mes tjerash kryeministri i Shqipërisë.
Ai kërkoi nga qytetarët kosovarë të angazhohen për arritjen e këtij synimi, duke
shtuar se në të njëjtën kohë duhet të garantohen të drejtat e pakicave, si kusht për
paqen dhe stabilitetin në vend. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot sapo
mbërriti në aeroportin e Prishtinës pohoi se "vizita në Kosovë është më emocionuesja
e karrierës së tij politike". Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin
e Rabie Ibrajt……