2006-06-15 19:57:40

Ja argumentet kryesoretë programit të 15 qershorit


Papa Benedikti XVI kremtoi sot festën e Korpit të Krishtit në Sheshin e Shën Gjonit në Lateran ( Romë) dhe kryesoi proçesionit Eukaristik deri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe.

Adhurimi i Jezusit Eukaristik burim e ushqim kryesor për jetën e të pagëzuarëve: kështu pohon në mikrofonin e Radio Vatikanit kardinali Francis Arinze.

Parlamenti Evropian ka vendosur sot financimin e kërkimeve shkencore mbi qelizat staminale embrionale: komenti i europarlamentarit Carlo Casini, president i Lëvizjes për Jetën.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, filloi sot vizitën treditore në Kosovë.

 "Shqipëria do të bëjë çdo përpjekje, duke dhënë kontributin e saj në procesin e finalizimit të statusit të Kosovës, tha Berisha.

Qeveria e Serbisë ka miratuar sot vendimin për njohjen zyrtare të Malit të Zi si “Shtet të pavarur dhe sovran”, duke pranuar kështu rezultatet e referendumit të 21 majit të kaluar.

Rritet në 65 numri i viktimave të atentatit të sotëm që ndodhi në Shri Lankë, në zonën e Anuradapuras, në veri të kryeqytetit Kolombo.

Në një atentat sot në Afganistan, së paku 10 civilë kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i një bombe kundër një minibusi në Kandahar.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.