Shtegtimi i besimtarëve të qytetit të Durrësit në Laç të Sebastes
( 14.06.2006 - R V) Vijojmë
edhe sot shtegtimin shpirtëror në Shenjtëroren e Shëna Ndout në Laç të Sebastes: dje,
në ditën e festës, ndoqëm shtegtarët nga Shkodra e rrethinat, ndërsa sot, shtegtarët
nga Durrësi, të cilët të parapërgatitur gjatë 13 të Marteve të Shenjtit të Mrekullive,
morën pjesë me një devocion të thellë në kremtimin e festës, duke iu lutur Shenjtit
për fatet e të dashurve të tyre e të Shqipërisë. Për hollësitë prekëse të këtij shtegtimi,
të ndjekim shërbimin e bashkëpunëtorit tonë, Matish Gjeluci: