2006-06-13 18:09:08

Në fillim të programit të 13 qershorit ja argumentet kryesore: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


(13/6/2006 R.V.) RealAudioMP3 Papa i fton besimtarët në kremtimin e Korpit të Krishtit të enjten e ardhshme në bazilikën e Shën Gjonit në Lateran e në proçesionin për në bazilikën e Shën Marisë së Madhe: Eukaristia – pohon Benedikti XVI – na tregon se jeta gjindet vetëm duke e dhuruar.

Sot u kremtua Shëna Ndou i Padovës: mijëra shtegtarë u mblodhën në Kishat kushtuar shenjtit ndër trojet shqiptare: në Laç të Sebastes, në Gjakovë, në Prishtinë…


Në prag të festës së Shenjtit mrekullibërës të Padovës, nisi të shfaqet në kinematë italiane filmi “Antoni, luftëtari i Zotit”.


Presidenti Bush vizitoi sot në mënyrë të rrufeshme Bagdadin, ku u takua me kryeministrin e ri Al Maliki dhe i dha zemër qeverisë së tij të vijojë luftën kundër terrorizmit.

Bashkimi Evropian miratoi dje një dokument që i lejon Turqisë hapjen e negociatave për pranim në familjen e madhe evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.