2006-06-09 18:05:00

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës, kësaj herët kushtuar festës së TRINISE SHENJTE.
(Leximet biblike nga: Dt 4,32-34.39-40; Rm 8,14-17; Mt 28,16-20)


RealAudioMP3 (11.06.'06. R.V.)Ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të dielës, që përkon me festën e Trinisë Shenjte.
Pas festën së Rrëshajëve kremtuar të dielën e kaluar, me të cilën u mbyll cikli i kohës së Pashkëve, me këte të diele, Kisha e fillon ciklin tjetër kohor të quajtur “Gjatë Vitit” dhe me njëherë na propozon festën më të Madhe e më të mistershme të fesë sonë të krishterë: festën e Trinisë Shenjte Hyjnore.
Kështu pra, edhe kësaj here jemi të bashkuar përmes valëve Radiofonike, në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjtë, për ta dëgjuar Fjalën Hyjnore të Zotit Trini.
Tërë jeta tokësore e Jezu Krishtit ka qenë shfaqje e misterit më të bukur. më të thellë , më të pashqyrtueshëm të Hyjit: e ky mister është Ati, Biri e Shpirti Shenjtë = Një natyrë e vetme Hyjnore në Tri vehtje ( në tre persona).
Leximet biblike të liturgjisë së këtij solemniteti pohojnë se Zoti është Trini Dashurie për t’u besuar, për t’u dëgjuar e për t’u pranuar në jetë.
Zoti ynë është Zot “bashkësi” ; Ai do që ne ti bashkohemi Atij e në të njëjten kohë na thërret të jemi në bashkim edhe me të gjithë vëllezërit e të afërimit tanë.
Hyjit Atë nuk është larg nesh: përmes Pagëzimit, Hyji Trini vjen në ne, që ne të bëhemi tempull i gjallë i pranisë së Tij në kohë e në histori. Kështu pra, detyra e misioni ynë si besimtarë është ta lavdërojmë Atin, Birin e Shpritin Shenjtë me lutje e sidomos ta dëshojmë me vepra të mira, me vepra drejtësie, dashurie e të vërteta.
Hyji Atë e ka dëruar në botë të Birin e Vet, Fjalën e së Vërtetës, Jezusin, dhe Shpritin Shenjtë shenjtërues për të na bër pjesëmarrarës të jetës së tij Hyjnore.
Hyji Atë bashkë me të Birin e Tij Jezus Njëlindurin dhe me Shpritin Shenjtë, janë Një Zot i vetëm në Trininë e vehtjeve dhe në Njininë e natyrës. Ai na ka zbuluar këte mister përmes Jezus Krishtit, e ne besojmë dhe e dëshmojmë fenë tonë në Hyjin e vërtetë dhe të përjetshëm, rrëfejmë Njëninë e Natyrës e Barazinë e madhërisë së Trinisë Hyjnore.
Të kremtosh festën e të Shenjtënueshmes Trini për besimtarin domethënë t’i përgjigjesh dëshirës për ta njohur Zotin gjithnjë më tepër, por edhe të jesh i gatshëm ndaj manifestimit, fshaqjes së Tij Hyjnore: Ai i pari e dëftoi veten porsi Urti, porsi Fjalë dëftuese, porsi Dashuri jetike.
Kisha na mëson që ngaj fëmijëria të fillojmë çdo ditë, të nisim çdo vepër, çdo punë me shenjën e krqyit, që dmth. Gjithçka të fillojmë dhe mbarojmë në Emër të Shenjtënueshmes Trini.
Me shenjën e kryqit përkujtojmë misterin e Njësisë e Trinisë së Hyjit, dhe misterin e mundimeve, të vdekjes e ngjalljes së Jezusit Zot.
Edhe kremtimi më solemn liturgjik, që është kremtimi i meshës shenjte, Eukaristia, fillon në emër të Shenjtënueshmes Trini Hyjnore. Meshtari u drejtohet besimtarëve me këto fjalë: “Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit Atë dhe bashkimi i Shpirtit Shenjtë “(qofshin përherë me ne).
Festa e kësaj së diele e Trinisë Shenjte, është kremtimi liturgjik që meriton të konsiderohet absolutisht si festa më e rëndësishme ndër të gjitha festat tjera.
Për besimtarët, e vetmja festë qiellore është adhurimi i Trinisë Shenjte nga ana e engjëjve dhe shenjtorve, në një Hosana të përhershëm këngësh e lavdësh.
Trinia është në ne
Jezusi tha: “Unë jam në Atin e Ati është në mua”. Edhe ne mund të themi: “Unë jam në Trininë e Trinia është në mua”. Në të vërtetë ne jemi Tempull i Zotit.
“Kush më do – tha Jezusi – unë dhe Ati im do të vijmë tek ai e të hamë darkë me të”, e do të vendosim banesën e përhershme tek ai.
Babai i Origenit (teologut të lashtë kishtar) gjunjëzohej para fëmijut të vet dhe në të e adhuronte të Shenjtënueshmen Trini.
“Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëllimit tonë, të ngjajshëm me ne”, thotë Zoti në momentin e krijimit të Adamit.
Në të gjithë prindërit e botës ekziston dëshira për të parë në fytyrën e fëmijëve tiparet e veta. Mirëpo ne nuk jemi shëmbëllim – imazhi i Zotit për tiparet “fizike” që kemi – për koken, duarët e këmbët – sepse Zoti nuk ka trup.
Secili është i krijuar në shëmbëllim të Zotit sepse është i pasijur me inteligjencë, me mendje, me vullnet, me shpirt.
Por më shumë se njeriu si individ, është familja ajo që i pasyron tiparet trinitare: babai, nëna, fëmija: janë tre persona të ndryshëm, e megjithatë janë një familje e vetme, një gjë e vetme në dashuri. Zoti, në të vërtetë, është Familje, është Dashuri.
O Zot, Ti je Dashuria, e Vërteta e Jeta. urtia e Zotit, e zbuluar, e dëftuar në Jezusin i tregon njeriut të vërtetën mbi veten dhe rrugën për arritur deri tek Ti.
Cdo i krishterë është i thirrur ta përjetojë, ta shijojë këtë përvojë pajtimi me Zotin, në Jezusin, ta njohë vetveten në fytyrën e Zotit bër njeri e ta jetojë në fe dashruinë e Zotit për ne.

Leximet biblike mund t’i gjeni në Bibël apo në Leksionarin kishtar.
Komentin apo homelinë e kësaj feste, do ta dëgjojmë nga prifti shqiptar i dioqezës së Sapës së Shqipërisë, dom Mark Shtjefni……………….







All the contents on this site are copyrighted ©.