Ja argumentet kryesore të programit të 9 qershorit:
(7/6/2006 R.V.) “Një tjetër i ri i rënë gjatë kryerjes fisnike të detyrës në
shërbim të rendit e të sigurisë në Irak.” Kështu shprehet Papa Benedikti XVI në telegramin
e ngushllimit drejtuar familjarëve të viktimës, kapterit Aleksandro Pibirit, vrarë
në Nasiri.
U hap sot në Gjermani Kampionati Botëror i Futbollit. Në mikrofonin
tonë flet kryeipeshkëvi i Gjenovës, Kardinal Tarçizio Bertone.
Në Irak
u vendos ndalimqarkullimi në dy qytete, në Bagdad dhe Bakubë, për të shmangur rrezikun
e atentateve për hakmarrje pas vrasjes së Al Zarkavit.
Në raportin e fundit
të organizatës “Save the Children” thuhet se varfëria e Afrikës është një shkandull
për të gjithë njerëzimin.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore
deklaroi se Irani vijon me procesin e pasurimit të uraniumit.
Policia zvicerane
bëri të ditur se zbuloi një celulë islamike, që po përpiqej të kryente një atentat
kundër linjës ajrore izraelite “El Al” në Gjenevë.
Sot Kisha Katolike përkujtoi
Shën Efremin, diakon dhe Doktor i Kishës Siriane.
Një përshëndetje të përzemërt
të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe. Në mikrofon....
Emisionin
tonë mund ta ndiqni edhe në faqen tonë të internetit: dubël vë, dubël vë, dubël vë.radiovaticana.org